VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Edhe 400 milionë franga kundër papunësisë
E Martë, 06.02.2009, 01:48pm (GMT1)

 

Voal-online Ministrja e Ekonomisë Doris Leuthard dëshiron të luftojë edhe më fort se deri tani kundër papunësisë. "Ne na duhen edhe 300 deri 400 milionë franga si shtojcë ndaj 600 milionëve, në kuadrin e marrjes së masave të veçanta për buxhetin e AHV, pra të sigurisë së papunësisë (Arbeitslosenversicherung)," tha Doris Leuthard në një intervistë me gazetën "Sonntagszeitung". Këshilltarja Nacionale tha se duhet të merren masa të gjithanshme për të luftuar papunësinë. Më parë Ministrja e Ekonomisë ka kërkuar masa të veçanta në ndihmë të të rinjve, në mënyrë që të parandalohet prekja e tyre në shkallë të lartë nga dukuria e papunësisë dhe të jenë më të integrueshëm se deri tani në tregun e punës gjithnjë e më të vështirësuar për shkak të krizës ekonomike botërore, e cila i ka prekur në shkallë të ndryshme të gjitha vendet e botës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.