VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Edhe gratë në pension 65 vjeçe
E Mërkurë, 06.03.2009, 05:26pm (GMT1)

Voal-online Këshilli i Shteteve është shpallur sot në favor, me 29 vota kundër 7, mbi rritjen e moshës së pensionimit të grave. Në të ardhmen edhe ato, si burrat, duhet të dalin në pension 65 vjeçe, ndërkohë që ligji në fuqi e parashikon në moshën 64 vjeçe. Dhoma e Kantoneve e ka justifikuar amendamentin me evolucionin demografik të popullsisë.

 

Ky përcaktim është kundërshtuar fuqishëm nga e majta. Sipas Partisë Socialiste rishikimi i AVS nuk paraqet në fakt barazi reale për punëtoret, të cilat janë edhe sot e kësaj dite të diskriminuara në krahasim me kolegët meshkuj sa i përket nivelit të rrogave.

 

Mundësia e mbajtjes së një referendumi kundër ngirtjes së moshës së pensionimit të grave në 65 vjeç, i ka detyruar Shtetet të bëjnë edhe disa lëshime. Dhoma e Kantoneve ka miratuar të mërkurën me 25 vota kundër 16-tëve idenë e ndihmës financiare për kë vendos të shkojë para kohe në pension.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.