VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kredit Suis heq dorë nga projekti për Hardturm
E Enjte, 06.04.2009, 02:29pm (GMT1)

 

Voal-online Kundërshtarët e stadiumit të ri të Hardturm në Zyrih kanë fituar. Credit Suisse ka shpallur heqjen dorë nga projekti i paraqitur 8 vjetë më parë. Qyteti synon tani të ndërtojë një stadium me 20 000 vende pa qendër tregtare.

 

Në synimet e bankës ishte ndërtimi i stadiumit me 30 000 vende, poshtë të cilit do të realizohej qendra tregtare.

Por ky projekt është përballur me shumë kundërshtime, disa sosh madje kanë arritur deri në Gjykatën Federale.

 

Këto kundërshtime e kanë bërë të parealizueshëm në praktikë projektin fillestar të Credit Suisse. Prandaj banka ka vendosur të heqë dorë. Ishte folur për një projekt të ri, me një qendër tregtare të ripërmasuar, por sipas gjykimit të Credit Suisse kjo zgjidhje nuk ishte e leverdishme.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.