VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dhoma e Kantoneve iu thotë po minareve
E Premte, 06.05.2009, 02:34pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Dhoma e kantoneve hedh poshtë iniciativën popullore kundër ndërtimit të minareve. Ajo i thotë po ndërtimit të tyre. Duke u pajtuar me mendimin e komisionit përkatës, Dhoma e Kantoneve ka hedhur poshtë me 36 vota kundër 3 iniciativën popullore të ndërmarrë për të ndaluar ndërtimin e minareve "sepse i shkel disa parime të përfshira në Kushtetutën Federaöe si liria e religjionit, barazia juridika dhe përpjesëtueshmëria". Në mars Këshilli Nacional e kishte hedhur poshtë atë propozim.

 

Sipas shumicës së "senatorëve", një ndalim i përgjithësuar i minareve do ta dëmtonte besueshmërinë ndërkombëtare të Zvicrës rrezikon ta favorizojë ekstremizmin në botën islame.

 

Dhoma e Kantoneve nuk e ka zhvlerësuar iniciativën popullore, duke thënë se ajo nuk e dhunon të drejtën ndërkombëtare përkatëse, pra ato norma të të drejtës ndërkombëtare për ruajtjen e vlerave që bashkësia e Shteteve i gjykon themelore e të paprekshme.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.