VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Protesta të punonjësve francezë të ABB
E Mërkurë, 06.10.2009, 04:29pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Rreth 80 punonjës francë të ABB kanë manifestuar sot para zyrës qendrore të grupit elektronik në Zyrih. Ata kërkojnë pezullimin e një plani të ristrukturimit që parashikon shkurtimin e 540 vendeve të punës në nja gjashtë stabilimente në Francë (205 e efektivit të përgjithshëm).

 

Manifestuesit kanë pushtuar përkohësisht hollin në hyrjen e ndërtesës, përpara se të grumbullohen pak më lag, përjashta. Një delegacion i tyre është pritur nga drejtoria. Delegacioni i është paraqitur një plan alternativ që lejon shpëtimin e vendeve të punës të destinuar të shkurtohen.

 

"Nuk kërkojmë tepër," ka pohuar Michel Sibre, anëtar i komisionit të ndërmarrjes, "por duam të dëgjohemi." Pesimizëm i justifikuar para përgjigjes nga ana e shumëkombëshes, e cila ka refuzuar të pezullojë ristrukturimin e parashikuar ndërkohë që shqyrtohet kundërpropozimi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.