VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kushpë: Loja e hapur për pasuesin

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Kushpë: Loja e hapur për pasuesin
E Djelë, 06.14.2009, 03:21pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

 

Fulvio Pelli

 

Voal-online Beteja për pasuesin e Pascal Couchepin në Pallatin Federal ka filluar, dhe shkëndijat e provokuara nga përplasjet gojore të forcave politike që ia kanë vënë syrin vendit vakant, do ta ndriçojnë gjithë verën politike. Dueli midis PLR e FDP ka filluar të marrë fizionominë e plotë, me parti të tjera që nuk ngurojnë aspak të marrin pjesë në manovrat. Kush krijon aleancën më të fortë ia arrin qëllimit. Nënkryetari i Partisë së Qendrës Popullore

 

Christophe Blocher ka pohuar në një intervistë të sotme në "SonntagZeitung" se partia e tij do ta mbështesë Partinë Liberale Radikale "vetëm nëse deputetët e kësaj partie do të na ndihmojnë të rimarrim një post tjetër në qeverinë federale" dhe nëse "shmangen nga pozicionet e majta aktuale" në çështjet e ekonomisë, emigracionit, taksave. Mund të japin mbështetje edhe për partinë tjetër gjithnjë nëse nuk vazhdon vijën e majtë.

 

 

Aleanca e mundshme midis democentristëve dhe liberaliradikalëve mund të nxitë Partinë Qytetare Demokratike në krahët e PPD. Hans Grunder, president i partisë së këshilltares federale Evelyn Widmer-Schlumpf, ka deklaruar gjithnjë në "SonntagZeitung", se aleanca e kandidatëve qendërpopullorë (demoncentristë) do të thoshte ekzistencë e një pakti midis tyre dhe liberalradikalëve për ta larguar ministrin Schlumpf nga Berna më 2011.  Në një rast të tillë partia e tij do të zgjidhte një kandidat të PPD.

 

Nga ana e tij Fulvio Pelli, president i PLR, ndërsa nënvizon se nuk ka "asnjë pazar" në vijim, për partinë e tij thotë se "nuk do ta shesë kurrë shpirtin e saj", duke hedhur poshtë kandidaturën e demokkristinait friburgas Urs Schwaller, një përfaqësues i zonës jolatine.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Paskal Kushpë jep dorëheqjen (06.12.2009)
Të gjelbërit veprimtari për të drejtat e grave (06.11.2009)
Protesta të punonjësve francezë të ABB (06.10.2009)
Mark Forster flet për filmin e ri dhe të bijën Lia Enéa (06.09.2009)
Nderime në qeverinë dhe Parlamentin Federal për Roxher Federerin (06.08.2009)
Shkalla e papunësisë 5,7%? (06.06.2009)
Dhoma e Kantoneve iu thotë po minareve (06.05.2009)
Kredit Suis heq dorë nga projekti për Hardturm (06.04.2009)
Edhe gratë në pension 65 vjeçe (06.03.2009)
Edhe 400 milionë franga kundër papunësisë (06.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]