VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kushpë: Loja e hapur për pasuesin
E Djelë, 06.14.2009, 03:21pm (GMT1)

 

 

 

 

 

 

Fulvio Pelli

 

Voal-online Beteja për pasuesin e Pascal Couchepin në Pallatin Federal ka filluar, dhe shkëndijat e provokuara nga përplasjet gojore të forcave politike që ia kanë vënë syrin vendit vakant, do ta ndriçojnë gjithë verën politike. Dueli midis PLR e FDP ka filluar të marrë fizionominë e plotë, me parti të tjera që nuk ngurojnë aspak të marrin pjesë në manovrat. Kush krijon aleancën më të fortë ia arrin qëllimit. Nënkryetari i Partisë së Qendrës Popullore

 

Christophe Blocher ka pohuar në një intervistë të sotme në "SonntagZeitung" se partia e tij do ta mbështesë Partinë Liberale Radikale "vetëm nëse deputetët e kësaj partie do të na ndihmojnë të rimarrim një post tjetër në qeverinë federale" dhe nëse "shmangen nga pozicionet e majta aktuale" në çështjet e ekonomisë, emigracionit, taksave. Mund të japin mbështetje edhe për partinë tjetër gjithnjë nëse nuk vazhdon vijën e majtë.

 

 

Aleanca e mundshme midis democentristëve dhe liberaliradikalëve mund të nxitë Partinë Qytetare Demokratike në krahët e PPD. Hans Grunder, president i partisë së këshilltares federale Evelyn Widmer-Schlumpf, ka deklaruar gjithnjë në "SonntagZeitung", se aleanca e kandidatëve qendërpopullorë (demoncentristë) do të thoshte ekzistencë e një pakti midis tyre dhe liberalradikalëve për ta larguar ministrin Schlumpf nga Berna më 2011.  Në një rast të tillë partia e tij do të zgjidhte një kandidat të PPD.

 

Nga ana e tij Fulvio Pelli, president i PLR, ndërsa nënvizon se nuk ka "asnjë pazar" në vijim, për partinë e tij thotë se "nuk do ta shesë kurrë shpirtin e saj", duke hedhur poshtë kandidaturën e demokkristinait friburgas Urs Schwaller, një përfaqësues i zonës jolatine.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.