VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bie diafragma e fundit midis Armstegut dhe Erstfeldit, tunelit më të gjatë të botës
E Martë, 06.16.2009, 02:01pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online – Ka rënë në orën 12.00 diafragma (perdja tërthore) e tubit oriental, midis Erstfeld dhe Armsteg, i galerisë së re të bazës së Shën Gotardit.

 

Në 18 muaj janë gërmuar 7,2 kilometra galeri, duke arritur cakun me gjashtë muaj para kohe.

„Kjo është një etapë e rëndësishme, para realizimit përfundimtar të tunelit më të gjatë të botës. Është një fitore qoftë për punëtorët, qoftë për demokracinë,“ ka deklaruar Moritz Leuenberger.

 

Këshilltari federal ka kujtuar faktin se për politikën e trafikut, kjo vepër përfaqëson një arritje të rëndësishme. Populli, ka nënvizuar ai, ka konfirmuar gjithmonë se mallrat duhet të kalojnë nga Shën Gotardi, me anë të trenit. Europa, ka shtuar Leuenberger, e admiron Zvicrën për infrastukturën hekurudhore.

 

AlpTransit San Gottardo është shprehur shumë e kënaqur për mënyrën si kanë vazhduar punimet për galerinë bazë të Shën Gotardit.

 

Të shtunën, më 20 qershor 2009, është dita kur vizitorët e thjeshtë mund të shikojnë drejtpërdrejtë veprën.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.