VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ushtria zvicerane pushton Hollivudin
E Premte, 06.19.2009, 12:10pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Ushtria zvicerane nuk është ajo e dikurshmja: gri dhe e rreptë. Nëse nuk jeni të bindur, shikojeni filmimin "15 minuta në ushtrinë zvicerane". Videoja tregon disa ushtarakë ndërkohë që zhvillojnë aktivitet në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe të përkushtimeve në rastet e katastrofave natyrore, impenjimet e paqes e tjera- Dhe e gjithë kjo e treguar në katër subjekte të cilat zhvillohen në mënyrë paralele.

 

Filmi me metrazh të shkurtër, realizuar nga Jürg Ebe, i njohur regjisor i komedisë së suksesshme "Handyman", iu ka pëlqyer deri edhe disa jurive ndërkombëtare sa të fitonte Gold Camera Award (Çmimin e Kamerës së Artë) në Us International Film & Video Festival në Los Anxhelos dhe Globe Gold Award në World Media Festival të Hamburgut.

 

E njëjta vepër në konkurimet e mësipërme është vlerësuar si filmimi më i mirë në kategorinë e Marrëdhënieve Publike. Ushtria zvicerane duket pra se ka gjetur rrugë të reja për t'u pëlqyer jashtë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.