E Djelë, 10.20.2019, 09:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Zviceranët: Pas Kushpë më mirë një grua
E Djelë, 06.21.2009, 12:05pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online – Pas Pascal Couchepin në Këshillin Federal nuk është e domosdoshme të jetë një latin, pra një romand ose një tiçinas. Më e mira do të ishte që postin e tij ta merrte një grua.

 

Në një sondazh të publikuar nga gazeta zvicerane në frëngjisht Le Matin dhe ajo në gjermanisht Sonntagsblick 46% e të pyeturve është dakord që pasuesi i Couchepin të jetë një zvicerogjerman. Prirja është diku më e dukshme e dikur më e zbehtë nga njëri rajon zviceran në tjetrin: 69% për qind e të pyeturve romandë në fakt kërkojnë të kenë një përfaqësues tjetër në Qeveri.

 

Vetë Couchepin duke shpjeguar “latinitetin” e pasuesit të tij, thotë në “NZZ am Sonntag” se një “romand është në fakt ai që flet gjithmonë frëngjisht në shtëpi”.

 

Nga ana tjetër, ai ka kërkuar që demokracia zvicerane duhet të reformohet. Dhe ka propozuar që presidendit i konfederatës duhet forcuar, duke ia zgjatur mandantin nga një vit sa është tani në dy-tre vjet.

 

Kryetari i Partisë Popullore Zvicerane Christophe Darbellay ka ripohuar vullnetin e partisë së tij që të rimarrë një post të dytë në Qeveri me rastin e vendit vakant që krijohet nga largimi i Pascal Couchepin. Këtë vend e kërkojnë edhe parti të tjera.

 

Në një sondazh tjetër, ministrja e Ekonomisë Doris Leuthard është ministrja më e pëlqyer nga zviceranët.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ushtria zvicerane pushton Hollivudin (06.19.2009)
Bie diafragma e fundit midis Armstegut dhe Erstfeldit, tunelit më të gjatë të botës (06.16.2009)
Kushpë: Loja e hapur për pasuesin (06.14.2009)
Paskal Kushpë jep dorëheqjen (06.12.2009)
Të gjelbërit veprimtari për të drejtat e grave (06.11.2009)
Protesta të punonjësve francezë të ABB (06.10.2009)
Mark Forster flet për filmin e ri dhe të bijën Lia Enéa (06.09.2009)
Nderime në qeverinë dhe Parlamentin Federal për Roxher Federerin (06.08.2009)
Shkalla e papunësisë 5,7%? (06.06.2009)
Dhoma e Kantoneve iu thotë po minareve (06.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]