VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zviceranët: Pas Kushpë më mirë një grua
E Djelë, 06.21.2009, 12:05pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Pas Pascal Couchepin në Këshillin Federal nuk është e domosdoshme të jetë një latin, pra një romand ose një tiçinas. Më e mira do të ishte që postin e tij ta merrte një grua.

 

Në një sondazh të publikuar nga gazeta zvicerane në frëngjisht Le Matin dhe ajo në gjermanisht Sonntagsblick 46% e të pyeturve është dakord që pasuesi i Couchepin të jetë një zvicerogjerman. Prirja është diku më e dukshme e dikur më e zbehtë nga njëri rajon zviceran në tjetrin: 69% për qind e të pyeturve romandë në fakt kërkojnë të kenë një përfaqësues tjetër në Qeveri.

 

Vetë Couchepin duke shpjeguar "latinitetin" e pasuesit të tij, thotë në "NZZ am Sonntag" se një "romand është në fakt ai që flet gjithmonë frëngjisht në shtëpi".

 

Nga ana tjetër, ai ka kërkuar që demokracia zvicerane duhet të reformohet. Dhe ka propozuar që presidendit i konfederatës duhet forcuar, duke ia zgjatur mandantin nga një vit sa është tani në dy-tre vjet.

 

Kryetari i Partisë Popullore Zvicerane Christophe Darbellay ka ripohuar vullnetin e partisë së tij që të rimarrë një post të dytë në Qeveri me rastin e vendit vakant që krijohet nga largimi i Pascal Couchepin. Këtë vend e kërkojnë edhe parti të tjera.

 

Në një sondazh tjetër, ministrja e Ekonomisë Doris Leuthard është ministrja më e pëlqyer nga zviceranët.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.