VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Radiotelevizioni Zviceran shpall masa të rrepta kursimi
E Martë, 06.23.2009, 04:17pm (GMT1)

 

 

 

       Drejtori i Përgjithshëm Armin Walpen


Voal-online - Armin Walpen do të largohet nga SRG SSR (Radiotelevizioni Zviceran) në fund të vitit 2010. Lajmi për këtë vendim arrin në të njëjtën ditë kur ai shpall masa të rrepta kursimi të ndërmarrjes.

 

Rëni e madhe e fitimeve publicitare, pagesë vendumëro e abonentëve prej vitesh: SRG SSR idée suisse është përballur me një deficit në rritje. Për këtë arsye Këshilli Administrativ ka vendosur shkurtimin e shpenzimeve, por së paku për momonetin, pa prekur numrin e të punësuarve dhe programin televiziv.

 

Gjatë një konference shtypi të martën, Armin Walpen ka paraqitur një varg masash të këtyre shkurtimeve. Në vitin 2010 do të ketë para së gjitahs një bllokim të rrogave për të gjithë të punësuarit, investimet do të tkurren në maksimum dhe nëpërmjet shitjes së disa pasurive të patundura do të arrihet të krijohen rezerva.

Pas masave të kursimit të viteve 2005, 2007 e 2008, Drejtoria e Përgjithshme nuk shikon më mundësi kursimesh të përmasave të mëdha të cilat nuk do të preknin skemën programore. Një vendim i tillë është vlerësuar nga Këshilli Administrativ. Ky Këshill ka kërkuar nga qeveria federale një derdhje parash shtesë prej 40 milionë franga.

 

Midis masave të propozuara është një përshtatje e pagesës së abonentëve dhe një liberalizim i përthithjes së publicitetit. Edhe pensionistët duhet t'i nënshtrohen pagesës së detyrueshme për radiotelevizionin publik. Një hap i tillë nuk pritet para vitit 2010. Por SRG SSR idée suisse nuk dëshiron shkurtime të nxituara të programit.

 

Nëse masat e mësipërme nuk japin rezultate të mjaftueshme pritet që të hiqet dorë nga kanali televiziv i kthjelltësisë së lartë (HD Suisse), si dhe nga TV5 e 3Sat, por edhe nga programet e filmave TV.

 

Sindikata Zvicerane e Masmediave (SSM) ka marrë tashmë pozicion kundër këtyre masave, duke pohuar se do t'iu kundërvihet. Projekti i ngrirjes së pagave u kosniderua nga presidentja e SSM Barbara Buettner "gjithsesi e paarsyeshme". Sindikata pret që Qeveria të japë shenja pozive ndaj kërkesave të Radiotelevizonit Zviceran. Përndryshe SSM druan se do të kalohet në shkurtime të të punësuarve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.