VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Solar Impulse është avioni që fluturon falë diellit
E Premte, 06.26.2009, 03:31pm (GMT1)

    

Voal-online Mund të fluturojë ditë e natë dhe të mos ndotë. Është "Solar Impulse" avioni diellor prezantuar të premten në kantonin e Zyrihut nga Bertrand Piccard para 800 vetave, midis të cilëve edhe ministri i Energjisë Moritz Leuenberger dhe Princi i Monakos Alberto II. I madh sa një Airbus 340, ai është i lehtë si një automobil i përmasave mesatare dhe punon falë 12 000 qelizave diellore që ia mbulojnë krahët. Prototipi është realizuar nga një grup prej 700 kërkuesish të udhëhequr nga inxhineri Andrè Borschberg e nga vetë Piccard në rrjedhën e gjashtë viteve.

Aventurieri vodez ka pohuar që, "nëse një avion i këtij tipi mund të fluturojë ditën e natën pa furnizime karburantesh, nuk mund të besohet që të mos jetë e mundur edhe për një automobil".

Piccard ka qëllim të bëjë udhëtimin e parë në botë në vitin 2012, në pesë etapa, secila nga pesë ditë. Brenda fundit të vitit do të jenë bërë provat e para në qiellin helvetik. Fluturimi i parë me hënë të plotë është parashikuar për vitin 2012.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.