VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Të Gjelbërit kërkojnë një vend në qeverinë federale
E Hënë, 06.29.2009, 08:40am (GMT1)

 

 

 

Vendi që Pascal Couchepin do të lerë bosh në Këshillin Federal këtë vjeshtë ia nxit oreksin edhe të Gjelbërve, të cilët iu kanë propozuar socialistëve të zgjedhin së bashku një përfaqësues ekologjist në qeveri. Si shpërblim, të Gjelbërit premtojnë se do ta ndihmojnë Partinë Socialiste për t'i mbrojtur dy vendet e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Sipas të të Gjelbërve janë të panumërta argumentet në mbështetje të tezave të tyre: para së gjithash duhet llogaritur forca e tyre elektorale dhe të 24 vendet në Dhomat Federale, pastaj përvoja e tyre në qeveritë kantonale dhe komunale.

 

Këtë objektiv e shpallte një komunikatë të lëshuar dje, ku thuhej se synimi nuk është për t'ua rrëmbyer një vend socialistëve në qeveri, por për t'u bashkuar me socialistët në qeveri. "Partia Socialiste dhe të Gjelbërit mund të marrin tri vende vetëm nëse përkrahin njëra tjetrën." Së bashku, vazhdon komunikata, të dyja partitë mund t'i japin një hop ekonomisë: një "Green New Deal" varet nga mbështetja e së majtës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.