VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gotardi do të mbyllet tri vjet?
E Djelë, 07.26.2009, 06:14pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Nja dy vjet të mira mbyllur ndoshta edhe më shumë për trafikun e autostradave, në mënyrë që të lejohet mirëmbajtja e tunelit dhe të kryhen punimet e domosdoshme, ndër të tjera rritja e sigurisë në aksin kryesor nëpërmjet ndryshimeve të lartësisë në tunel, duke e çuar këtë nga 4,50 metra sa është tani në 5,20, gjithnjë në emër të sigurisë.

 

Janë vlerësime të bëra nga inxhinierët e ngarkuar Zyrës Federale të Rrugëve për të kryer një studim rreth ndërhyrjes, të cilat janë publikuar në periodikun romand "Le Matin Dimanche", parashikimet e të cilave shkojnë një vit përtej atyre të Zyrës Federale.

 

Asnjë koment nuk i është bërë dosjerit nga Berna, sidomos për të shmangur spekullimet rreth mbylljes aq të stërzgjatur të tunelit, ndërkohë që studimi në fjalë nënvizon se "vetëm verën e ardhshme mund të bëhet një verifikim i saktë i gjendjes së tunelit".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.