VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Cugu mbetet qyteti ku jetohet më mirë
E Enjte, 07.30.2009, 05:23pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Për të tretin vit radhazi, Cugu (Zug), ua kalon të gjithë rivalëve dhe renditet në krye të klasifikimit të realizuar nga revista "Bilanz" për qytetet ku jetohet më mirë në Zvicër. Në fund të klasifikimit, pa ndryshuar gjë në klasifikim as kësaj here, mbetet Le Locle, pavarësisht se Le Locle ka hyrë në listën e vendeve që janë pronë e UNESCO.

 

"Bilanz" ka analizuar 129 qyetet helvetike nëpërmjet këtyre kritereve: tregu i punës, dinamizmi, qetësia, transportet publike, aftësia blerëse e banorëve, strukturat sociale, detyrimet e tatimeve dhe taksave, turizmi dhe roli si qendër e banuar.

 

Qyteti romand më lart në klasifikim është Nyoni. Kreun e klasifikimit, si gjithnjë e ka zënë vendbanimet zvicerogjermane.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.