VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UBS dhe SHBA gjejnë pajtimin


E Premte, 07.31.2009, 07:00pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online UBS dhe pala amerikane kanë gjetur pajtimin jashtëgjyqësor në moskuptimin ku ndodheshin prej muajsh. E ka bërë të ditur avokati i Departamentit të Drejtësisë të SHBA,

Stuart Gibson. Hollësitë e marrëveshjes do të diskutohen në përfundim. Gjyqtari Alan Gold në fakt ka thirrur një takim të ri telefonik për të premten e ardhshme.

 

Sot është mbajtur një konferencë e dytë telefonike, zgjatur pak minuta, ku gjyqtari kompetent ka marrë në pyetje të dyja palët. Zvicra përfaqësohej nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë  (DFGP), Deparamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAE) e nga Departamenti Federal i Financave (DFF). Në një notë të shpërndarë pasdite DFGP e DFAE pohojnë se për momentin nuk e mundshme të jepen informacione më të hollësishme mbi marrëveshjen, ngaqë janë ende në kuadrin e sekretit.


Në rast se nuk do të arrihej marr¨veshja, procesi do të hapej të hënën në Maiemi. Autoritetet e SHBA kërkonin nga banka dorëzimin e të dhënave të 52 000 klientë të dyshuar për fshehje të taksave.

 

Seanca dëgjimore duhej të fillonte më 13 korrik, por me kërkesën e bankës, të Këshillit Federal dhe të autoritetit financiar amerikan (Internal Revenue Service - IRS), gjyqtari Gold kishte pranuar shtyrjen për 3 gusht. Tani procesi është shtyrë prapë në fakt (më 10 gusht). Ai hapet vetëm nëse SHBA, nëpërmjet Departamentit Federal të Drejtësisë, dhe Konfederata nuk do të ratifikonin marrëveshjen jashtëgjyqësore të komunikuar sot.

Mosmarrëveshja, që fillimisht ishte midis IRS e l'UBS, kishte arritur pastaj dimension politik. Juridikisht Kofederata është shprehur gjithmonë vetëm në cilësinë e "amicus curiae". Kjo shprehje përdoret për atë që nuk mund të jetë pjesë e çështjes, por ofron vullnetarisht të dhëna ndaj gjykatës mbi një aspekt të ligjit apo çështje të tjera të lidhura me rastin, në mënyrë që ta ndihmojë gjykatën të vendosë.

 

Këshilli Federal e kishte bërë të ditur disa herë se UBS nuk mund të dorëzojë të dhëna, sepse do të shkelte ligjet përkatëse të sekreti bankar. Nëse lindte nevoja, Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë ish treguar i gatshëm të bënte një ndalim të veçantë, edhe nëse kjo mund të krijonte tensione me Washingtonin.

Çmimi në lojë ishte i lartë: gjykata mund të urdhëronte sekuestrimin e vlerave të UBS në Shtetet e Bashkuara.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.