VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fëmijë nga Gërdeci kalojnë pushimet verore në Zvicër

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Fëmijë nga Gërdeci kalojnë pushimet verore në Zvicër
E Martë, 08.04.2009, 05:20pm (GMT+1)

 

 

 

52 fëmijë nga shtresat në nevojë të fshatrave Gërdec dhe Marqinet si dhe 6 fëmijë me aftësi të kufizuar nga qyteti i Tiranës së bashku me 12 mësues si shoqërues, janë ftuar për të kaluar pushimet e tyre në një fshat të mirënjohur e të specializuar fëmijësh, në Trogen, në Zvicrën lindore, nga 28 korriku deri më 11 gusht 2009. Kjo tashmë është hera e tretë që të rinjtë shqiptarë janë ftuar për të kaluar pushimet e tyre dy javore në Zvicër me shpenzimet e palës zvicerane.

 

Çdo vit Fondacioni Swisscor (www.swisscor.ch) organizon një kamp pushimi në Zvicër me shërbime mjekësore ku mirëpret fëmijë nga shtresat në nevojë, fëmijë me aftësi të kufizuar ose djem e vajza të braktisur, të moshës 9-14 vjeç si dhe ndihmon viktimat e krizave madje edhe të luftës. Në 2009 janë ftuar 58 fëmijë nga Shqipëria së bashku me 20 të tjerë nga Bosnja-Hercegovina në një kamp pushimi veror në një rajon piktoresk. Appenzell, që ndodhet në pjesën lindore të Zvicrës, ka kodra të rrumbullakta dhe është një nga kantonet më autentike zvicerane ku akoma mbahen gjallë traditat. Kështu, të rinjtë do të gëzojnë një cilësi të mrekullueshme jete dhe do të jenë të rrethuar nga lëndina të gjelbërta në rrëzë të shkëmbit para-alpin Säntis. Programi i kampit të pushimit, që fokusohet në njohjen e shumë kulturave dhe në krijimin e miqësive të reja, përfshin një seri aktivitesh të ndryshme: sport, lojra, aktivitete kulturore, ekskursione dhe piknikë, udhëtim me varkë në liqenin e Kostancës, festimin e festës kombëtare të Zvicrës më 1 gusht, si dhe shkëmbime me shkollat zvicerane.

 

Këto dy javë për 70 personat nga Shqipëria, përfshijnë udhëtimin me avion, ushqimin dhe akomodimin, të gjitha eskursionet, sigurimin mjeksor si dhe ndaj aksidenteve, mbikëqyrjen e specializuar (si mjekë të përgjithshëm që mund të sigurojnë ndihmë për ata që kanë nevojë).

Mbështetur në ndihmën e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë për vizat Shengen si dhe në mbështetjen logjistike të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Fondacioni Swisscor ka shpenzuar vetëm për fëmijët shqiptarë rreth 15 milion Lekë (ose 175'000 CHF).

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Schweiz (08.02.2009)
Suisse (08.01.2009)
Svizzera (08.01.2009)
Zvicra (08.01.2009)
UBS dhe SHBA gjejnë pajtimin (07.31.2009)
Zvicra përgatitet për 1 Gushtin Festën Kombëtare (07.31.2009)
Cugu mbetet qyteti ku jetohet më mirë (07.30.2009)
Vëllai i Madh zviceran në bunker (07.28.2009)
Gotardi do të mbyllet tri vjet? (07.26.2009)
Swiss automatizon check-inët (07.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]