PUSHIMET VERORE JANË TË PËLQYERA NGA TË RINJTË - NJË E TRETA I BËN NË ZVICËR
E Martë, 06.26.2012, 02:11pm (GMT+1)

Voal-online - Të rinjtë helvetë rrinë me dëshirë në Zvicër gjatë pushimeve verore. Sipas një sondazhi të realizuar nga comparis.ch, 27% e 18-30 vjeçarëve do ta kalojë verën në atdhé. Pyetjes së cili vend tjetër është më i dashur për ju i përgjigjen: Italia (18%), Franca e Spanja (16% secila) e Gjermania (12%).
Vetëm 8% e të rinjve duan të shkojnë në SHBA e Kanada, tregon sot shërbimi përkatës në internet, që ka marrë në pyetje në mes të qershorit një kampion përfaqësues prej 1100 vetash nga Zvicra gjermane e romande të moshës midis 18 e 30 vjet. (rsi)
www.voal-online.ch
|