VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Këto janë binjaket e Roxher Federerit
E Djelë, 08.09.2009, 07:36pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Ashtu siç kishte premtuar në faqen e tij në rrjetin social të internetit Facebook, Roger Federer i ka publikuar këto ditë, për herë të parë fotografitë e vajzave të tij binjake Charlene Riva dhe Myla Rose.

 

Fotografitë e binjakeve, të cilat mbarë bota i pret prej disa javësh qëkur kanë lindur, janë bërë në duart e nënës Mirka dhe babait Roger.

 

"Ishte tejet e lezetshme, sepse të dyja vajzat ishin me lemëz, kur po iu bëheshin këto foto. Por im atë mendon se ato dalëngadalë do të bëhen të fotografuara profesioniste," bënte humor lojtari botëror i tenisit dhe përshëndetej me adhuruesit duke iu uruar fat të mbarë.

 

Natyrisht janë me miliona adhuruesit që mezi kanë pritur t'i shohin të publikuara fotografitë e binjakeve të Roxher Federerit.

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.