E Shtunë, 05.25.2013, 02:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
FALCIANI: "MË RREZIKOHET JETA" - INFORMATICIENI KËRKON TË EKSTRADOHET

E Mërkurë, 07.25.2012, 03:08pm (GMT+1)




Informaticieni franko-italian dyzetvjeçar ua dha më 2009 të dhënat banakre autoriteteve franceze. Këto të dhëna iu përkasin rreth 3000 evazorëve, klientë të HSBC Private Bank (Suisse) të Gjenevës

Voal-online - Hervé Falciani, ish informaticien pranë selisë gjenevase të bankës HSBC, që ia dha Francës një listë të evazorëve të mundshëm fiskalë, druan për jetën e tij. Në një intervistë për të përditshmene ekonomike italiane Sole 24 Ore, pohon se ndihet i braktisur dhe se dëshiron “të shkojë në Zvicër e ta mbyllë këtë histori atje ku ka nisur”.

Falciani është arrestuar më 1 korrik në Barcelonë. Mes 2006 e 2007 kishte vjedhur të dhëna bankare të institutit privat gjenevas dhe ua kishte dorëzuar autoriteteve financiare franceze.

Prokuroria e Zvicrës ka hapur një hetim penal ndaj ish punonjësit të HSBC për vjedhjen e të dhënave bankare. Falciani ishte i hetuar ndërkombëtar nga janari 2009. Drejtësia frnaceze ia kishte sekuestruar dokumentacionin - dorëzuar nga Falciani prokurorit të Nicës Eric de Montgolfier, i cili hetonte për riciklim - në janar 2009, por ngjarja doli në dirtë vetëm në dhjetor të atij viti.

Parisi ka identifikuar 3000 kontribues francezë që ua kanë fshehur taksave dhe tatimeve. Kryeqyteti francez i ka kaluar Madridit dhe Romës me mijëra informacione për kontribuesit italianë e spanjollë. Pastaj Franca ia ka kaluar informacionet Zvicrës, por pasi i ka manipuluar policia. Sipas Il Sole 24 Ore, në të dhënat e sekuestruara në Francë janë edhe shumë sekrete të HSBC. Bëhet fjalë për operacione të ligjshme, por edhe për operacione të dyshimta. (rsi)


WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HERVÉ FALCIANI ËSHTË ARRESTUAR NË BARCELONË DHE ENDE NUK ËSHTË EKSTRADUAR (07.24.2012)
KONFLIKTI I PRONËS: AMBASADA E ZVICRËS ÇON QEVERINË E SHQIPËRISË NË GJYQ (07.23.2012)
TURISTËT TË BLLOKUAR NË SCHILTHORN: TELEFERIKU I JAMES BOND ËSHTË DËMTUAR (07.21.2012)
IU DHA LAMTUMIRË E FUNDIT NË KOSOVË VIGAN MORINËS (07.19.2012)
ISMET MORINA "BIJTË E MI ISHIN DUKE PRITUR TAKSINË"Kurdi që i vrau shqiptarët është ende në arrati (07.18.2012)
CREDIT SUISSE ZGJERON KAPITALIN E SAJBanka shpall kursime të tjera. SNB e  kënaqur (07.18.2012)
IU JEPEN TË DHËNA BANKARE FINANCAVE TË SHBAJanë nën kujdesin e një instituti gjenevas, i përkasin një firme amerikane (07.17.2012)
NJË MËNGJES I FTOHTË KORRIKU (07.16.2012)
VRITET NJË SHQIPTAR, PLAGOSET RËNDË I VËLLAI (07.15.2012)
U ZHVILLUA MESHË PËR VIKTIMAT E MALIT TË BARDHË (07.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2013  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]