VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Adecco humb 147 milionë euro
E Martë, 08.11.2009, 08:47am (GMT1)

 

 

Voal-online Adecco, lider botëror i ndërmjetësimit të punësimeve të përkohëshme, ka regjistruar një humbje prej 147 milionë eurosh në rrjedhën e tremujorit të dytë të vitit 2009, kundruall 212 milionë të ardhura që kishte fituar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Në krahasim me një vit më parë rezultati operativ EBIT është reduktuar 90%, në 32 milionë euro. Vëllimi i punës ka rënë 31%, më shumë se 3,391 miliardë euro.

 

Në Francë, zona gjeografike më e rëndësishme, faturimi ka rënë 34% në 1,176 miliardë euro. Tregu i dytë më i madh, SHBA e Kanada, ka regjistruar rënue 19%, në 543 milionë euro.

 

Në Gjermani rënia është 44%, në 229 milionë euro, në Japoni 7%, në 332 milionë euro, në Britani-Irlandë 39%, në 217 milionë. Në rajonin Zvicër-Austri, faturimi shkon në 94 milionë euro, shifër e barabartë me një zvogëlim 37%.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.