VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Leopardi i Artë i Lokarnos fluturon në Kinë
E Djelë, 08.16.2009, 08:38am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Filmi "She, a Chinese", me regji të Xiaolu Guo, një bashkëprodhim anglez, gjerman, francez ka fituar Leopardin e Artë në Konkursin ndërkombëtar të filmit në Lokarno (Locarno). Çmimi speciale i jurisë i është dhënë filmit rus të "Ben.Baraban", të Alexei Mizgirev, ashtu si dhe çmimi për regjinë më të mirë. Leopardi i Artë (Pardo d'Oro) për interpretimin më të mirë femëro iu dha hollandezes Lotte Verbeek për rolin në filmin "Nothing Personal" dhe ai për interpretimin më të mirë mashkullor grekut Antonis Kafetzopoulos për filmin "Akadimia Platonos". Leopardi i Artë për temën aktuale ka shkuar për 'The Anchorage', ndërsa "Piombo Fuso" i italianit Stefano Savona ka marrë çmim special në të njëjtën kategori.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.