VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një ushtri më e shkathët
E Hënë, 08.17.2009, 02:40pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Në SonntagsZeitung këshilltari federal Ueli Maurer shpall synimin për vitet e ardhshme të shkurtojë një të tretën e efektivave të ushtrisë. "Skenari i një lufte në Europë ka pak gjasa dhe, prandaj, justifikon një kurë dobësuese sidomos në sektorin e armëve të rënda (artileri dhe mjete të blindura."

 

Aktualisht forcat e armatosura kanë 120 mijë ushtarakë aktivë, 80 mijë rezervistë dhe 20 mijë rekrutë, tepër, ka nënvizuar këshilltari federal.

 

Riorganizimi i ushtarakëve aktivë do të kryhet në harkun e më shumë viteve, ka siguruar Maurer, sipas të cilit, masat e para nuk do të merren para pesë ose gjashtë vjetësh. Drejtuesi i Departamentit të Mbrojtjes nuk e ka fshehur vullnetin për të zhvilluar detyra humanitare e ushtarake jashtë.

 

Maurer ka theksuar ndërkaq se në të ardhmen rekrutimet do të jenë më të kujdesshhme, "në mënyrë që të shmangen sa më shumë incidentet e rënda me armët e ordinancës, siç ka ndodhur në të shkuarën". Për të arritur këtë objektiv, ka shpallur synimin të paraqesë së shpejti në Këshillin Federal një projektligj që të lejojë provimin e aftësisë së ushtarit për të mbajtur armë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.