VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pranvera e Pragës e Hans Rudolf Mercit
E Martë, 08.18.2009, 06:09pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Në gusht të vitit 1968 Hans Rudolf Merz ndihmoi një mik të dilte, në mënyrë klandestine, nga Çekosllovakia, e cila në atë kohë po përjetonte "Pranverën e Pragës". Miku i Mez, një piktor me banim në Brno, tani kryeqytet i Sllovakisë, ka kaluar kufirin me Austrinë fshehur në veturën e atij që sot është President i Konfederatës Zvicerane.

 

Hans Rudolf Merz, në atë kohë 26 vjeçar, ishte në Brno në kuadrin e një shkëmbimi ndëruniversitar dhe atje e kishte njohur artistin të cilin pastaj e ndihmoi të dilte në perëndim. "Sot do ta bëja të njëjën gjë," ka thënë Merz në një intervistë të botuar sot në tri gazeta zvicerane.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.