VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tatimi i dyfishtë, Berna miraton gjashtë marrëveshje
E Mërkurë, 08.19.2009, 05:51pm (GMT1)

 

 

Voal-online Këshilli Federal ka miratuar gjashtë marrëveshjet e para të taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Luksemburgun, Norvegjinë, Francën, Meksikën dhe Britaninë e Madhe konform rregulloreve të OCSE. Në nëntor Departamenti Federal i Financave do të japë porosinë përkatëse ndaj dhomave të parlamentit të cilat do të thirren edhe për të përcaktuar çështjen lidhur me referendum të mundshëm fakultativ. Për këtë aspekt departamenti do të paraqesë një propozim të tijin.

 

Qeveria, e cila në mars kishte vendosur të zbutë sekretin bankar, ka bërë bisedime për futjen e një klauzole të ndihmës administrative në fushën tatimore me trembëdhjetë shtete. Shtatë vende të tjera me të cilat janë firmosur marrëveshje, të cilat do të shqyrtohen së afërmi nga ekzekutivi federal, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Hollanda, Polonia, Austria, Finlanda dhe Katari.

 

Për t'u hequr nga lista gri e redaktuar nga sekretariati i OCSE (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Zvicra (dhe vendet e tjera të interesuar) duhet të nënshkruajnë dymbëdhjetë marrëveshje të cilat do të përshtatin me direktivat në fuqi në rrafsh ndërkombëtar.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.