E Shtunë, 10.19.2019, 08:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Rasti UBS: kërkesë e re për ndihmë administrative në vend të masave të njëanshme
E Enjte, 08.20.2009, 08:43am (GMT+1)

 

 

  

 

Në rastin UBS Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i paraqesin Zvicrës një kërkesë të re ndihme administrative, duke hequr dorë nga çështja civile që synonte të merrte identitetin e 52 000 pronarëve të llogarive të UBS. Në shkëmbim, Zvicra do të përkushtohet për të trajtuar brenda një viti kërkesën e re të ndihmës administrative që iu përket rreth 4450 llogarive. Kjo është çfarë parashikon marrëveshja midis Zvicrës dhe SHBA, që zgjidh konfliktin e kanosur midis rendeve juridike të të dy shteteve.

 


Në bazë të marrëveshjes, firmosur sot në Washington dhe hyrë menjëherë në fuqi, SHBA heqin dorë nga  përshtatja e masave të njëanshme ndaj marrjes së informacionit që do të shkelte rendin juridik dhe sovranitetin e Zvicrës. Gjithashtu do të përkushtohen për të tërhequr menjëherë instancën e ekzekutimit në gjendje pezull në gjykatën kompetente të Maiemit në procedimin civil ndaj UBS dhe të mos e paraqesë atë në instanca analoge.
Për të ndaluar parashkrimin e ndjekjes financiare, në një moment të parë procedimi civil do të qëndrojë zyrtarisht në gjendje pezull. Veprimi civil gjithsesi progresivisht do të tërhiqet në mënyrë përfundimtare brenda më së shumti 370 ditësh nga firma e marrëveshjes.

 

Një procedurë e synuar

 

Mbi bazën e Marrëveshjes në fuqi kundër tatimit të dyfishtë midis Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara (DBA), autoriteti financiar amerikan IRS (Internal Revenue Service) do t’ia paraqesë Administratës Federale të Taksave (EStV) një kërkesë të re të asistencës administrative. Ajo do të bazohet mbi kritere specifike që lejojnë, në kuadrin e rastit UBS e në limitet e parashikuara të legjislacionit e të drejtësisë zvicerane, të identifikojë rastet e mashtirmit tatimor apo të shkeljeve të ngjashme. Rreth 4450 llogari kënaqin këto kritere të dhëna me hollësi në dokumentin e bashkëngjitur të marrëveshjes. Me vullnetin e SHBA, me qëllim që të garantohet një zbatim efikas i programit të komunikimit vullnetar të IRS (voluntary disclosure program), dokumenti i bashkëngjitur do të publikohet vetëm 90 ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

 

Shkeljet e rënda financiare objekt i asistencës administrative

 
Në bazë të DBA në fuqi, nocioni i mashtrimeve tatimore ose të dhunimeve të ngjashme nuk përfshin vetëm sjelljet klasike të mashtrimit që parashikojnë përdorimin e dokumenteve të falsifikuara apo një morie gënjeshtrash për t’ua hedhur autoriteteve financiare. Në fakt mund të jenë objekt i asistencës administrative edhe shkeljet e rënda financiare, në mënyrë të veçantë heqja e shumave të rëndësishme të tatimit. Sipas së drejtës në fuqi dhe praktikave më të vona të Gjykatës Administrative Federale, gjithashtu, në raportin ndaj SHBA është e mundur të jepen informacione lidhur me llogaritë bankare në kuadrin e asistencës administrative, edhe nëse në momentin e kërkesës IRS nuk është ende në dijeni të emrave të pronarëve të llogarive.

 

Trajtim i përshpejtuar falë një njësie operative speciale
 
EStV do të trajtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën e re të ndihmës administrative me mbështetjne e një njësie operative speciale të përbërë nga rreth 30 specialistë të një shoqërie revizioni dhe rreth 40 juristë e ekspertë në fushën financiare brenda Administratës. Këtyre të fundit iu përket ekzekutimi i detyrave themelore që hyjnë në kuadrin e sovranitetit kombëtar, në mënyrë të veçantë nxjerrja e vendimeve përfundimtare.

Sipas marrëveshjes EStV duhet të shpallë vendimin përfundimtar mbi dhënien e informacioneve të kërkuara brenda 90 ditësh nga marrja e kërkesës për 500 rastet e para dhe brenda 360 ditësh për rastet e mbetura. Nga ana e saj, UBS duhet të verë në dispozicion informacionet lidhur me llogaritë e përfshira në kërkesën e ndihmës administrative dhe të jetë në dispozicion për trajtim nga ana EStV. Bëhet fjalë për një detyrim të marrë në një marrëveshje tjetër të nënshkruar me IRS. Mbetet e garantuar tutela e juridiksionit të personave të interesuar, që në fakt mund të kundërshtojnë vendimet përfundimtare të EStV para Gjykatës Administrative Federale.

 

Konsultime rregullisht

 Për të krijuar një klimë të besimit të ndërsjellët, marrëveshja parashikon një sistem të verifikimeve të përbashkëta, në bazë të të cilit çdo tre muaj palët takohen me qëllim që të dallojnë problmet që dalin gjatë kohës dhe t’i zgjidhin ato. Të dyja palët gjithashtu mund të kërkojnë në çfarë momenti konsultime të tjera me qëllim të zbatimit, të interpretimit apo të aplikimit të marrëveshjes. Nëse një palë kontraktuese nuk mund të përmbushë detyrën apo nuk mund ta bëjë këtë në kohë, pala tjetër mund të kërkojë një konsultim të menjëhershëm me qëllim që të përshtasë masa të përshtatshme për të garantuar përmbushjen e marrëveshjes. Nëse pas 370 ditësh rezultatet e arritura do të jenë thelbësisht të ndryshme nga parashikimi, të dyja palët mund të përshtatin masa për të rivënë ekuilibrin midis të drejtave dhe detyrave që dalin nga Marrëveshja. Qeveria amerikane mund të, për shembull, të zgjasë afatin për tërheqjen përfundimtare të veprimit civil.

19.08.2009 

Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tatimi i dyfishtë, Berna miraton gjashtë marrëveshje (08.19.2009)
Pranvera e Pragës e Hans Rudolf Mercit (08.18.2009)
Një ushtri më e shkathët (08.17.2009)
Leopardi i Artë i Lokarnos fluturon në Kinë (08.16.2009)
Shifra në rritje për Sunrise (08.14.2009)
UBS-SHBA, u arrit marrëveshja jashtëgjyqësore (08.12.2009)
Adecco humb 147 milionë euro (08.11.2009)
Këto janë binjaket e Roxher Federerit (08.09.2009)
Reportazh - Një ditë Shqipërie në Trogen të ZvicrësNga Elida Buçpapaj - Skënder Buçpapaj (08.09.2009)
10 Vjetori i Swisscor-Zvicra tregon Zemrën - Këtë vit Swisskor mirëpret 80 fëmijë nga Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina  (08.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]