VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Baba Federer kampion edhe në Cincinati
E Hënë, 08.24.2009, 11:44am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online -Roger Federer ka fituar turin ATP-1000 në Cincinnati duke qenë në finale kundër Novak Djokovic me 6:1 dhe 7:5. Numri një i botës arrinte fitoren e turit të 61-të me një ndeshje sa në sulm, sa në mbrojtje. Pas betejës së ashpër kundër Andy Murray në gjysmëfinale Roger Federer nuk e pati të vështirë të fitonte përballë Novak Djokovic. Ky i fundit ishte mundur nga Federer së fundmi në pranverë në Key Biscayne dhe në Romë.

 

Federer e diktoi lojën që në fillim. Ai arriti deri në 5:0 ndaj kundërshtarit në setin e parë. Në 32 minuta Federer arriti ta fitonte setin e parë me rezultat të thellë 6:1. Në setin e dytë përplasja ishte më e madhe. Por Federer e fitoi 7:5.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.