VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Garbani mbrohet në gjykatë

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 08:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Garbani mbrohet në gjykatë
E Martë, 08.25.2009, 12:00pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Ish kryebashkiakja nojshateliane Valerie Garbani është paraqitur sot në mëngjes para gjykatës së policisë të Neuchâtel për t'iu përgjigjur akuzës së dëmtimit, fyertjes, kërcënimeve, dhunës kundër autoriteteve dhe funksionarëve, si dhe për dehje në vende publike. Vendimi do të jepet pas një jave.

Episodi që ka vënë lëvizje drejtësinë dhe e ka detyruar avokaten nojshateliane të dorëhiqet nga detyra publike, ndodhi më 15 mars 2008: nën avujt e alkollit, kryebashkiakja socialiste kishte sulmuar personelin e një diskoteke dhe shkatërruar kabinën e një disc-jockey, para se ta merrnin prej andej tre policë.

Në sallë Garbani ka deklaruar se nuk i kujtohen mirë faktet, të cilat i kundërshton, por ka pranuar, së paku pjesërisht, përgjegjësitë e saj. Në mënyrë të veçantë ka theksuar se nuk mund të përjashtojë ta ketë quajtur barmanin e diskotekës "negër". Për këtë asaj i ka ardhur keq.

 

Avokati mbrojtës ka njohur akuzat për fyerje e kërcënime, por ka saktësuar se klientja e tij ka reaguar në mënyrë të dhunshme pas ndërhyrjes së forcave të policisë në lokalin e natës. Ai madje ka ngulmuar në vështirësitë personale të klientes. Akuza ka kërkuar dënim me 240 orë pune në interes publik.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Baba Federer kampion edhe në Cincinati (08.24.2009)
SVP në kongres sulmon klasën politike (08.22.2009)
Rasti Kadafi, Merc në Libi (08.20.2009)
Rasti UBS: kërkesë e re për ndihmë administrative në vend të masave të njëanshme (08.20.2009)
Tatimi i dyfishtë, Berna miraton gjashtë marrëveshje (08.19.2009)
Pranvera e Pragës e Hans Rudolf Mercit (08.18.2009)
Një ushtri më e shkathët (08.17.2009)
Leopardi i Artë i Lokarnos fluturon në Kinë (08.16.2009)
Shifra në rritje për Sunrise (08.14.2009)
UBS-SHBA, u arrit marrëveshja jashtëgjyqësore (08.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]