VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Garbani mbrohet në gjykatë
E Martë, 08.25.2009, 12:00pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Ish kryebashkiakja nojshateliane Valerie Garbani është paraqitur sot në mëngjes para gjykatës së policisë të Neuchâtel për t'iu përgjigjur akuzës së dëmtimit, fyertjes, kërcënimeve, dhunës kundër autoriteteve dhe funksionarëve, si dhe për dehje në vende publike. Vendimi do të jepet pas një jave.

Episodi që ka vënë lëvizje drejtësinë dhe e ka detyruar avokaten nojshateliane të dorëhiqet nga detyra publike, ndodhi më 15 mars 2008: nën avujt e alkollit, kryebashkiakja socialiste kishte sulmuar personelin e një diskoteke dhe shkatërruar kabinën e një disc-jockey, para se ta merrnin prej andej tre policë.

Në sallë Garbani ka deklaruar se nuk i kujtohen mirë faktet, të cilat i kundërshton, por ka pranuar, së paku pjesërisht, përgjegjësitë e saj. Në mënyrë të veçantë ka theksuar se nuk mund të përjashtojë ta ketë quajtur barmanin e diskotekës "negër". Për këtë asaj i ka ardhur keq.

 

Avokati mbrojtës ka njohur akuzat për fyerje e kërcënime, por ka saktësuar se klientja e tij ka reaguar në mënyrë të dhunshme pas ndërhyrjes së forcave të policisë në lokalin e natës. Ai madje ka ngulmuar në vështirësitë personale të klientes. Akuza ka kërkuar dënim me 240 orë pune në interes publik.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.