VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJOBË 44 MILIONË FRANGA PËR UBS - INSTITUTI E PRANON DËNIMIN

E Hënë, 11.26.2012, 10:24am (GMT1)



Në foto: Kweku Adoboli



Voal-online - Autoriteti që rregullon tregjet financiare britanike i ka vënë UBSit një gjobë 44,2 milionë franga.

Dënimi është vendosur në vijim të rastit të lidhur me ish tregtuesin e institutit kreditues Kweku Adoboli, dënuar në Londër për mashtrim duke provokuar një humbje prej dy miliardë frangash.

Sipas FINMA, organit mbikqyrës të tregjeve financiare zvicerane, janë vënë re zbrazësira të bankës në kontrollin se çfarë po ndodhte në investment banking, sekrot ky i cili në të ardhmen do të jetë më i mbikqyrur.

UBS ka bërë të ditur se i ka pranuar përfundimet e autoritetit të rregullimit të tregjeve financiare dhe se ndërkohë i ka marrë masat e nevojshme. Instituti kreditues thotë se është i kënaqur që, si FINMA, dhe korresponduesja e saj britanike e kanë njohur.

Në një komunikatë ditore banka numër një helvetike ka deklaruar se është e lumtur që ky kapitull "u mbyll".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.