VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BERNA DHE JERUZALEMI GJITHSESI MIQ

E Enjte, 11.29.2012, 10:17am (GMT1)



Ambasadori palestinez në selinë e OKB në Gjenevë, Kraishi (djathtas), duke biseduar me homologun izraelit



Voal-online - Vendimi i Këshillit Federal për të mbështetur dhënien e statusit të vendit vëzhgues në OKB Palestinës e gëzon natyrisht Ramallahun, ambasadori i së cilës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ibrahim Kraishi, llogarit në "po" të 145-150 anëtarëve nga 193.

Ky votim, sipas tij, do të ndihmojë procesin e paqes, ndërsa pikëpamje të kundër ka përfaqësuesi i Izraelit në Bernë, që e vlerësion kundërproduktive dhe një humbje kohe.

Gjithsesi bëhet fjalë për një mospajtim të thjeshtë opinionesh mes Bernës e Jeruzalemit, çka nuk do t'i prekë marrëdhëniet miqësore mes dy kryeqyteteve.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.