VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Posta realizon 358 milionë franga të ardhura
E Mërkurë, 08.26.2009, 01:49pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Në semestrin e parë të vitit 2009 Posta ka realizuar 358 milionë franga të ardhura, me një rënie prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia ka ndodhur kryeisht për shkak të shpenzimeve më të shumta për rrogat dhe për shkak të zvogëlimit të shkëmbimit të letrave nga kriza ekonomike.

 

Koniunktura nuk ka pasur të njëjtin ndikim në të gjithë përbërësit e grupit, ndërsa PostFinance dhe AutoPostate janë në rritje, përbërësit e tjerë janë në rënie.

 

Për të ardhmen Posta pret një rënie të mëtejshme të të ardhurave dhe një rezultat vjetor ndjeshëm më të ulët se të vitit 2008, edhe për faj të rënies së fitimeve shkaktuar nga ndryshimet e tarifave për letrat, që kanë hyrë në fuqi më 1 korrik.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.