VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MËNYRA DYPALËSHE PËRPARËSI PËR BERNËN - VAZHDOJNË BISEDIMET ME BASHKIMIN EVROPIAN

E Premte, 11.30.2012, 05:30pm (GMT1)




Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Bernën edhe në vitin 2013

Voal-online - Mënyra dypalëshe (bilaterale) mbetet përparësi e Këshillit Federal në kontekstin e politikës evropiane. Për vitin e ardhshëm BE është shprehur e gatshme për t'i vazhduar bisedimet mbi çështje istitucionale, një gatishmëri që për Departamentin Federal të Punëve të Jashtme do lexuar so një "hap përpara konkret e pozitiv".

Muajt e shkuar, pas propozimeve të paraqitura nga Zvicra në qershor, janë shumëfishuar takimet mes Bernës, Brukselit dhe kryeqyteteve të tjera evropiane.

OPINIONE LARGUESE

Marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian janë bllokuar prej dy vitesh në çështjen e legjislacionit komunitar: nga njëra anë Brukseli kërkon një automatizëm, nga ana tjetër Berna ndulmon në respektin e së drejtës së saj dhe të sovranitetit të saj.
Nisur nga një qasje e re globale në fund të prillit, Këshillit Federal propozon që të dyja palët të bisedojnë evolucionin e së drejtës dhe që mbikqyrja e temave të ndryshme të bazohet në dy shtylla, pra pa organ mbinacional.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.