VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIGJI I AZILIT, PS VENDOS PËR REFERENDUMIN

E Shtunë, 12.01.2012, 10:59am (GMT1)




Presidenti i PS Christian Levrat

Voal-online - Delegatët e Partisë Socialiste janë mbledhur sot në asamble në Thun. Në agjendën e tyre është një temë delikate: në fakt duhet të vendosin për të mbështetur apo jo referendumin kundër rishikimit të ligjit të azilit.

Tema e ligjit për azilin e ka ndarë partinë mëdysh, ku baza dhe udhëheqja janë larg njëra tjetrës, baza e mbështet, ndërsa udhëheqja e quan referendumin kundërproduktiv.

Mes masave të rishikimit e rishikuar nga socialistët është pezullimi i kërkesave të azilit në ambasadave, heqja e dezertimit si arsye azili dhe krijimi i qendrave speciale për të ashtuquajturit "kërkues kundërshtues".

Të rinjtë e të Gjelbërve dhe organizatat joqeveritare të cilat kanë ndërmarrë referendumin kanë kohë deri më 17 janar për të mbledhur 50000 firma.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.