VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIGJI I AZILIT, PS NUK DO TA MBËSHTESË REFERENDUMIN

E Djelë, 12.02.2012, 09:50am (GMT1)



Simonetta Sommaruga dhe Christian Levrat



Voal-online - PS nuk do ta mbështesë referendumin kundër rishikimit të ligjit të azilit. Me 114 vota kundrejt 92, delegatët dje në Thun, kantoni Bernë, kanë përkrahur kështu pozicionin e komitetit drejtues të partisë.

Disa seksione kantonale (Gjenevë, Nojshatel, Jura, Argau, Turgau, Bazeli Qytet, Arau, Sent Galen) ishin në favor të referendumit, ndërsa sipas komitetit drejtues të luftosh kundër marave urgjente të ndërmarra në shtator nga Parlamenti nuk i ndihmon kërkuesit e azilit, prandaj është kundërproduktiv.

Të rinjtë e të Gjelbërbe dhe organizatat joqeveritare që kanë ndërmarrë referendumin kundër ashpërsimit të ligjit kanë kohë deri më 17 janar për të mbledhur 50 000 firma. Ata sidomos janë kundër faktit se nuk është e mundur më të dorëzohen kërkesat për azil pranë ambasadave zvicerane, mosnjohjen e dezertimit si arsye për të kërkuar azil dhe krijimit të qendrave speciale për kërkuesit kundërshtues të azilit.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.