VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UELI MAURER DO TË JETË PRESIDENTI I RI I KONFEDERATËS
Zgjidhet me 148 vota, nënpresident do të jetë Burkhalter

E Mërkurë, 12.05.2012, 09:28am (GMT1)





Ueli Maurer pason Eveline Widmer-Schlumpf



Voal-online - Ueli Maurer do të jetë presidenti i Konfederatës për vitin 2013. Asambleja federale e ka zgjedhor sot në mëngjes me 148 vota nga 202 fletë të vlefshme. Në detyrë e pason graubindasen Eveline Widmer-Schlumpf.

Është hera e parë që një eksponent i krahu të "fortë" të SVP e zë këtë karrike. Maurer, 62 vjeçar zyrihas, ka hyrë në Qeveri më 10 dhjetor 2008 duke pasuar kolegun bernas Samuel Schmid.

Përgjegjësi i Departamentit Federal të Mbrojtjes ka një diplomë llogaritari dhe deri në zgjedhjen e tij në Këshillin Federal ka drejtuar fermën e tij. Është i martuar dhe është baba i gjashtë fëmijëve.

Burkhalter do të jetë nënpresident

Asaembleja Federale ka zgjedhur pastaj Didier Burkhalter nënpresident me 205 vota nga 219 fletë të vlefshme. Pas kësaj zgjedhje presidentja e Asamblesë Maya Graf i ka mbyllur punimet dhe Dhomat kanë vazhduar ndaras veprimtaritë e tyre.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.