VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICËR - USHTRIA I MBRON AMBASADAT DERI NË FUND TË VITIT 2015

E Enjte, 12.06.2012, 02:56pm (GMT1)



Voal-online - Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka vendosur me 96 vota në favor, kundër 70, që ushtria duhet të vazhdojë t'i mbrojë përfaqësitë e huaja diplomatike dhe hapësirën ajrore deri në fund të 31 dhjetorit 2015.

Dhoma e Populli kështu ka një mospajtim me Dhomën e Kantoneve e cila do të donte që të lejohej mundësia që ky përkushtim të zgjatej edhe pas fundit të vitit 2015.

Shumica në Dhomën e ulët ka dashur të saktësohet se kemi të bëjmë me përkushtimin e fundit të këtij lloji për ushtrinë, ngaqë, sipas deputetit Yvan Perrin (SVP/Nojshatel), "rrezikon të shndërrojë të përkohshmen në të përhershme".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.