VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MOTI I KEQ SJELL AKSIDENTE DHE DËME - VETËM NË ZYRIH DHJETËRA PËRPLASJE, 5 TË PLAGOSUR

E Shtunë, 12.08.2012, 11:52am (GMT1)



Voal-online - Bora, e rënë bollshëm në 24 orët e fundit, ka qenë shkaku kryesor për dhjetëra aksidente rrugore në Zvicrën gjermane: vetëm në kantonin e Zyrihut kanë ndodhur gjatë natës tridhjetë e sa të tilla, që kanë shkaktuar edhe 5 të plagosur.

Dhjetë përplasje janë regjistruar në Bazel Fshat, ku gjithashtu janë dy të plagosur.

Dje, siç dihet, bora ka provokuar edhe telashe të mëdha në trafikun ajror në Gjenevë. Gjendej e ngjashme edhe në Zyrih, ku janë pezulluar fluturime dhe lidhjet kanë pësuar vonesa të konsiderueshme.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.