VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Martina Hingis tani kërcimtare
E Enjte, 08.27.2009, 04:48pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Ish numri i një i tenisit botëror në femra, zvicerania Martina Hingis përsëri në vëmendjen e publikut adhurues. Tashmë ajo shfaqet jo si sportiste, por si artiste.

 

Martina Hingis merr pjesë në konkursin e kërcimit "Strictly Come Dancing" (Vetëm eja të kërcejmë). Konkursi në fjalë është ndër programet më të shikuara të BBC. Ai ndiqet nga të paktën 10 milionë shikues.

 

Javë pas jave çiftet e kërcimtarëve, ku partner kryesor është një kërcimtar profesionist, votohen nga publiku, deri në turin përfundimtar prej nga del çifti fitues.

 

Martina Hingis ka partner kërcimtarin e famshëm Matthew Cutler, i cili e fitoi garën para dy vjetësh, kur kërcente me këngëtaren e re yll të muzikës pop Alisha Dixon.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.