VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICËR - PATRIOTIZMI LULËZON DJATHTAS DHE MAJTAS

E Mërkurë, 12.12.2012, 08:21am (GMT1)



Voal-online - Zviceranët e duan vendin e tyre. Sondazhet më të reja thonë se 86 për qind e zviceranëve të pyetur thonë se janë krenarë për Zvicrën. Me këtë lajm hapeshin dje gazetat e këtushme. Kjo është përqindja më e lartë e të gjitha sondazheve të pesë viteve të fundit rreth kësaj teme.

Ajo që bie më shumë në sy në këto sondazhe është se, sa asnjëherë tjetër, rritja e kësaj përqindjeje tek e majta zvicerane. Të majtët madje janë më krenarë për vendin e tyre sesa qendra e politikës.

Të pyetur vlerësojnë më së shumti neutralitetin dhe zhvillimin e fuqishëm ekonomik. Madje një pjesë e madhe pret një rritje më të madhe ekonomike në të ardhmen.

Zviceranët e shikojnë si një vlerë të veçantë dhe të pacënueshme të drejtën e qytetarëve për referendum.

Profesorja në pension Cintia Meier-Mesquita thotë për këtë: "Ne jemi krenarë, sepse e dimë se me vendimet tona dhe me punën tonë situata ekonomike e Zvicrës mbetet e shëndoshë."

Lidhur me faktin se patriotizmi ka fituar shumë terren edhe në të majtën zvicerane, deputetja socialiste Ursula Wyss ndihet e gëzuar: "Synimi më i madh i së majtës është forcimi i vendit. Sot ke arsye të jesh patriot edhe për faktin se Zvicra është përherë e më shumë e hapur ndaj botës dhe përherë e më shumë një shtet social."


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.