VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICERANËT SIVJET MË SHUMË SHPENZIME PËR KRISHTLINDJE, POR KRYESISHT JASHTË VENDIT

E Enjte, 12.13.2012, 09:09am (GMT1)




Voal-online - Shpenzimet për dhuratat e Kishtlindjeve në Zvicër sivjet do të jenë më të mëdha se në të kaluarën. Kjo del nga një sondazh i universetit të Sen Galenit, sipas të cilit një nga çdo tre qytetarë blerjet do t'i bëjnë jashtë vendit.

Janë pyetur 2000 blerës të Zvicrës gjermane e të Romandisë. Mesatarisht të pyeturit thonë se do të shpenzojnë 611 franga, kundrejt 587 vitin e shkuar. Por kjo nuk do të rritë faturën në Zvicër, sepse blerjet do të bëhen përtej kufirit.

Gjithnjë sipas sondazhit, zviceranët parapëlqejnë t'i bëjnë blerjet e Krishtlindjeve në qendër të qytetit (60%). Blerjet në internet kanë rënie: vetëm 25% kanë deklaruar se parapëqejnë blerjet në internet, kundrejt 38% vitin e shkuar.

Dhuratat do të jenë veshje, libra dhe udhëtime. Rritjen më të madhe krahasuar me 2011 e kanë artikujt sportivë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.