Voal-online - Bisedimet për rrogat e vitit 2013 në pjesën më të madhe kanë
përfunduar, duke i kënaqur të gjithë, apo thuajse.
Ndërkohë që punëdhënësit thonë se gjithçka shkon mirë, sindikatat thonë se janë
"bisedime të vështira", nga të cilat prodhohen shtime të
"vogla" të rrogave.
Sipas Thomas Daum, drejtor i Bashkimit Zviceran të Punëdhënësve, kriza dhe frangu i fortë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në bisedime duke çuar në
"një spektër të gjerë të rregullimeve nga 0 deri në 2%", shumë më pak
se prisnin palët sociale që kërkonin shtime nga 1,5 deri 2,5%.