VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIBOR - GJOBË 1,4 MILIARDË NDAJ UBS - PARASHIKOHET NJË HUMBJE E QENËSISHME TREMUJORE

E Mërkurë, 12.19.2012, 09:19am (GMT1)



Voal-online - UBS do t'u paguajë një gjobë 1,4 miliardë franga autoriteteve amerikane, britanike dhe zvicerane në kuadrin e manipulimit të interesit ndërbankar Libor. Këtë e ka bërë të ditur sot instituti bankar helvetik.

Përkatësisht, UBS do t'u japë 1,2 miliardë dollarë Shteteve të Bashkuara, 160 milionë sterlina Britanisë e 59 milionë franga Konfederatës.

Numri një zviceran në sektorin bankar ka shpallur sot parashikimin për një humbje neto mes 2 e 2,5 miliardë në tremujorin e katërt të vitit 2012 për shkak të derdhjeve që duhet të bëjë.

Autoriti i mbikqyrjes së tregjeve financiare helvetike (FINMA) ka udhëruar konfiskimin e fitimeve të UBS baras me 59 milionë franga. Kjo shumë do të shkojë në arkat e Konfederatës.

FINMA ka sakësuar se numri një bankar helvetik "ka shkelur rëndë legjislacioni zviceran mbi tregjet financiare".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.