VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TARTUFI I BARDHË EKZISTON EDHE NË GJENEVË

E Enjte, 12.20.2012, 08:56am (GMT1)



Voal-online - Një tartuf i bardhë i peshës 200 gramë është gjetur në fund të tetorit në kantonin e Gjenevës falë nuhatjes së jashtëzakonshme të qenit të një kërkueseje të pasionuar.

Kërpudha tejet e çmuar nëntokësore gjendet rëndom vetëm në veri dhe qendër-lindje të Italisë dhe në disa anë të Kroacisë, por jo në gjendje natyrale në veri të Alpeve.

Gjetja e tij në këtë rajon, konfirmuar nga instituti i kërpudhave i Universitetit Politeknik të Zyrihut, mund të ketë ndodhur nga ndërhyrja e erës, e një kafshe apo e njeriut. Vendi i gjetjes është mbajtur sekret.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.