VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Kryetari i Partisë Socialiste lavdëron Urs Shvalerin si pasues të Kushpë E Premte, 09.04.2009, 03:29pm (GMT1) Voal-online Nuk është saktësisht një premtim vote, por deklaratat e kryetarit të Partisë Socialiste të Zvicrës Christian Levrat shkojnë në favor të një kadidati. "Urs Schwaler është një burrë shteti, i zoti ta përfaqësojë vendin në momente të vështira," ka thënë Levrat për të përditshmen friburgase La Libertè. Ai ka shtuar "Rivali i tij, liberalradikali Didier Burkhalter, është ndërkaq i interesuar për tema pak të kundërshtuara..." Ndonëse çështja e pranisë romande në qeveri nuk mund të shmanget nga vëmendja e Partisë Socialiste, kryetari i PS vazhdon ta lavdërojë kandidatin demokristian: "Urs Schwaller është në mënyrë perfekte i zoti ta përfaqësojë Zvicrën perëndimore, di të bëjë shumë më mirë se disa të tjerë, për të cilët barriera gjuhësore është vështirë e kapërcyeshme." www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |