VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fitore e madhe e Zvicrës kundër Greqisë

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 08:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Fitore e madhe e Zvicrës kundër Greqisë
E Djelë, 09.06.2009, 10:51am (GMT+1)

 

   Grichting ka shënuar golin e parë

 

 

Voal-online Ndeshje me rëndësi të madh për Kombëtaren e cila priste Greqinë në Saint Jakob të Bazelit. Kryqkuqët, pa dy lojtarë kryesorë si Lichtsteiner (skualifikuar) e Inler (dëmtuar) kanë bërë një pjesë të parë trysnuese ndaj kundërshtarit, por pa gjetur rrugën e golit. Episodi më i favorshëm në minutën e 40-të, kur me një kundërzbritje të bukur Zvicra u ndodh tek porta kundërshtare dhe Tranquillo Barnetta mund të kish shënuar gol falë një përmbylljeje të mrekullueshme. Mjerisht mbrojtja greke e shmangu. Dhjetë minuta më vonë Greqia mbetet me dhjetë lojtarë nga përjashtimi i Vyntras, për shkak se kishte bërë faull kundër Magnin.

Në pjesën e dytë Zvicra vazhdon të sulmojë, edhe pse rastin më të rrezikshëm do ta kishte Greqia, e cila në minutën e 67-të rrezikon me Spiropoulos, topi i cilit nxirret jashtë nga ndërhyrja e portierit  Benaglio. Në minutën e 76-të ka radhën Zvicra, por gjuajtja e Hakin, hyrë në vend të Fernandes, është tepër e dobët dhe përfundon në duart e Chalkias.

Në minutën e 83-të i sapohyri Vonlanthen merr një fuall pranë zonës së rreptësisë dhe gjuajtjen e Hakin do ta shndërronte në gol me kokë Grichting. Pesë minuta më vonë dyfishohet rezultati, prapë me kokë, nga Padalino.
Falë kësaj fitoreje Zvicra ngjitet në krye të klasifikimit me 16 pikë, tri më shumë se Greqia dhe Letonia.

 

Zvicra - Greqia 2-0
Saint Jakob, 38'500 spektatorë
Arbitër: De Bleekere (Belgio)
Gola: 83' Grichting, 88' Padalino

Zvicra: Benaglio; Nef (61' Derdiyok), Von Bergen, Grichting, Magnin, Padalino, Fernandes (68' Yakin), Huggel, Barnetta, Nkufo (81' Vonlanthen), Frei.

Greqia: Chalkias; Papastathopoulos, Moras, Kyrgiakos, Vyntra, Patstzoglou, Katsouranis, Spyropoulos, Salpingidis (46' Samaras), Amanatidis (81' Gekas), Charisteas (73' Papadopoulos).

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryetari i Partisë Socialiste lavdëron Urs Shvalerin si pasues të Kushpë (09.04.2009)
Këshilli i Madh bernez është kundër Jurës së Madhe (09.03.2009)
Në universitet shtatë zviceranë në dhjetë (08.31.2009)
Partia Socialiste nuk e mbështet Fulvio Pelin për në Këshillin Federal (08.28.2009)
Martina Hingis tani kërcimtare (08.27.2009)
Posta realizon 358 milionë franga të ardhura (08.26.2009)
Garbani mbrohet në gjykatë (08.25.2009)
Baba Federer kampion edhe në Cincinati (08.24.2009)
SVP në kongres sulmon klasën politike (08.22.2009)
Rasti Kadafi, Merc në Libi (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]