VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dik Marti pranon të jetë kandidat për në qeveri
E Enjte, 09.10.2009, 04:31pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Në më pak se një javë nga dita vendimtare, këshilltari i Shtetit tiçinasi Dick Marty, pyetur nga radio e Zvicrës gjermane DRS, ka pohuar se është i gatshëm të jetë në dispozicion si kandidat për zëvendësimin e Pascal Couchepin. Senatori "nuk do të thoshte jo nëse kjo iu shërbente interesave të Zvicrës italiane".

 

Pohimi i tij nuk ka gjetur një jehonë pozitive në formacionet politike kombëtare. Democentristi Toni Brunner është deklaruar kundër kandidaturës. Për të Gjelbërit dhe Ueli Leubergerin "nuk është momenti i duhur për Marty-n", ndërsa Christophe Darbella është i irrituar nga "lojëra" të tilla pas dy muajsh e gjysmë fushate zejdhore. Edhe socialistët nëpërmjet kryetarit Christian Levrat kanë pohuar se nuk janë për kandidatura të "egra".

 

Propozimi i Marty-t nuk i pëlqen vetë partisë së tij. Kryetari Fulvio Pelli ka thënë se kjo shkon kundër interesave të partisë, "grupi parlamentar është kundër iniciativave të tilla".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.