VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Zvicër po qëndron një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës
E Shtunë, 09.12.2009, 12:24pm (GMT1)

 

 

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Zvicër po qëndron për vizitë treditore një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës në përbërje Myftiu, Naim Tërnava, Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora dhe shef i kabinetit të Myftiut, Ejup Ramadani, i cili i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj, u pritën në Ministrinë e Punëve të jashtme të Zvicrës, nga drejtori për politikë të jashtme, z. Mögli si dhe nga Këshilltari Federal, Paskal Kushpe. (Pascal Couchepin)

Në Konferencën për gazetar që u mbajt në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Myftiu Tërnava tha se qëllimi i kësaj vizite është nënshkrimi i një protokolli për vendosjen e një rregulli rreth emërimit të hoxhallarëve në mënyrë që të ndërpritet praktika e deritashme që të vijë kushdo dhe kudo në mesin e besimtarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër.

Njëherit u diskutua rreth iniciativave të ndryshme në Zvicër për ngritjen e minareve të xhamive, për të cilat, Myftiu Naim Tërnava tha se komuniteti ynë nuk duhet të jetë iniciatorë i këtyre çështjeve, që do të ndikonin në prishjen e imazhit dhe marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë në mes Kosovës dhe Zvicrës.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, delegacioni i Bashkësisë Islame u prit edhe nga Këshilltari Federal, Paskal Kushpe,(Pascal Couchepin) pastaj edhe në Ambasadën e Arabisë Saudite, si dhe nga bashkatdhetarët tanë në Bernë, Lugano, Bazel e Cyrih. / Ismet Rashiti/ (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.