VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tenis US Open: Federer triumfon në gjysmëfinale

E Hënë, 09.14.2009, 06:59am (GMT1)


Tenis US Open: Federer triumfon

E mundi serbin Gjokoviç dhe në finale shkon me Del Potro

Voal-online - Roger Federer ka fituar në gjysëmfinalen e US Open kundër serbit Novak Djokovic (ATP 4), me një rezultat shumë kritik  7-6 (7/3) 7-5 7-5 për 2 orë e 34'. Të dy kanë bërë një lojë të nivelit më të lartë, me një shpejtësi të rrufeshme duke e ruajtur gati gjatë gjithë ndeshjes një ekuilibër konstant. Seti i parë është vendosur përmes tie-break, ndërsa seti i tretë u mbyll me një goditje spektakolare përmes këmbëve.



Me këtë goditje Federer do të befasohej edhe vetë. "Nuk kisha asgjë për të humbur. Gjatë stërvitjeve e kasha provuar shpesh, por asnjëherë nuk kishte funksionuar ", ka bërë shaka bazilezi, duke e definuar si "goditjen më të bukur të karierës".  Më poshtë do të komentonte: "Ndeshja ishte e jashtëzakonshme, e luajtur nga të dyja anët për mrekulli. Ishte shumë e fortë. Djokovic ka rezistuar deri në fund". "Në finale do të luaj me Del Potro, një lojtar solid, që nuk ka arritur në finale për rastësi. Finalja do të jetë ala grande", ka përfunduar Federer. Ndeshjen e ndoqën shumë yje të Amerikës, si Nicholson, Gwen Stefani, Timberlake e të tjerë.






Pa dyshim nuk mungon as gruaja, ndërsa binjaket po.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.